Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se deri në fillim të javës së ardhshme pritet të funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën e Apelit në Hagë.
E pyetur për përfaqësimin e subjektit të saj politik, Nagavci sqaroi se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka caktuar emrin e deputetit që do të jetë pjesë e këtij trupi punues. Megjithatë, ajo konfirmoi se përfaqësuesi i përzgjedhur do të jetë një figurë me përvojë.
“Konsiderojmë se është shumë e rëndësishme që Qeveria e ka marrë vendimin për themelimin e grupit punues. Natyrisht, deputeti i deleguar nga ne do të jetë në nivel të detyrës, por nuk e kemi vendosur ende emrin. Besoj që më së largu në fillim të javës së ardhshme do të kryhet procesi i emrave”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se është e rëndësishme që ky grup do të udhëhiqet nga kryediplomati Glauk Konjufca, dhe ka shtuar se beson se anëtarët do të kenë harmoni të plotë.
“Pastaj është shumë e rëndësishme që do të jetë një grup shumë dimensional dhe nuk kamë asnjë dyshim që do të ketë një pajtueshmëri të plotë të anëtarëve tyë grupit punues”, ka deklaruar ajo.
