DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nazarko për protestat e dhunshme në Shqipëri: Kurti të bëjë thirrje për qetësi, t’i ngjajë Rugovës

16 Tetor 2026
A A
Nazarko për protestat e dhunshme në Shqipëri: Kurti të bëjë thirrje për qetësi, t’i ngjajë Rugovës
Share on Facebook

Gazetari Mentor Nazarko kërkoi një ndërhyrje edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të qetësuar situatën e protestave në Shqipëri.

“Do të ishte e arsyeshme që zoti Albin Kurti, që është me siguri figurë popullore mes studentëve, mes të rinjve të Shqipërisë, të bëjë thirrjen e Rugovës. Të bëjë thirrje për qetësi, t’i ngjajë Rugovës në vitin 1996”, tha Nazarko.

Më tej, ai theksoi se “qeveria e ka keqinterpretuar protestën e 135 ditëve” dhe se “duhet të ishin bërë ndryshime të mëdha”.

“Unë kam vetëm një vijë në të cilën e kam ndërtuar gjykimin tim gjatë këtyre ditëve që është: mos i hidhni benzinë zjarrit se ka mjaftueshëm. Qeveria e ka keqinterpretuar protestën e 135 ditëve. Duhet të ishin bërë ndryshime apo fillesë për ndryshime të mëdha. Nuk e ka kuptuar as edhe elita jonë ekonomike, e cila mund të rrëzohet bashkë me qeverinë, bashkë me Ramën, që duhet të heqë dorë nga ato fitimet e veta maksimale në të gjithë sektorët, në tendera, në rrugë, në ndërtim, në ushqime, në naftë apo në sektorë të tjerë, sepse ato e kanë nxitur këtë frustrim ekstrem që po ndihet tek shoqëria”, shtoi Nazarko.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com