DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

ShBA, 16-vjeçari vret tre fëmijë dhe një mësues në shkollën fillore

16 Tetor 2026
A A
ShBA, 16-vjeçari vret tre fëmijë dhe një mësues në shkollën fillore
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bendit, në shtetin amerikan të Oregonit, ku një 16-vjeçar ka vrarë tre fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore, përpara se të vritej nga një qytetar, bëri të ditur policia.

Sipas shefit të policisë së Bendit, Mike Krantz, sulmuesi hyri me forcë në shkollën fillore Silver Rail, të enjten pasdite, duke qëlluar me armë zjarri drejt dyerve të mbyllura të objektit, raporton BBC.

Autori u qëllua për vdekje nga një pjesëtar i komunitetit, i cili e ndoqi brenda shkollës dhe u përball me të, konfirmoi Krantz.

Viktimat e sulmit janë tre fëmijë, të moshës pesë, tetë dhe 11 vjeç. Ndërkohë, një fëmijë shtatëvjeçar dhe një mësues 54-vjeçar u dërguan në spital në gjendje kritike.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse 16-vjeçari kishte ndonjë lidhje me shkollën. Identiteti i tij dhe ai i viktimave nuk janë publikuar.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe dhimbje në komunitetin lokal. Steven Cook, zyrtari më i lartë administrativ i distriktit shkollor, shprehu ngushëllimet për familjet e prekura.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 755)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (29 228)
  • Opinione (61)
  • Showbiz (205)
  • Sport (479)
  • TV (115)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com