DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Plaga e hapur që gjeti qetësi, rivarroset Heroi Idriz Recaj

16 Tetor 2026
A A
Plaga e hapur që gjeti qetësi, rivarroset Heroi Idriz Recaj
Share on Facebook

Pas gati tri dekadash ankthi e pritjeje, sot është rivarrosur në Kompleksin Memorial në Marinë të Skënderajt Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj, i cili u rrëmbye dhe u zhduk me dhunë nga forcat serbe më 19 prill 1999.

Në ceremoninë solemne të rivarrimit morën pjesë familjarë, miq, bashkëveprimtarë dhe përfaqësues të shumtë institucionalë, për të nderuar jetën, veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të tij për lirinë e vendit.

Paraprakisht, nën organizimin e Komunës së Skënderajt, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” u mbajt Akademia Përkujtimore, ndërsa qytetarët bënë homazhe pranë arkivolit në Sallën Sportive “Ilaz Kodra”.

Idriz Rrecaj ishte personalitet i shquar i jetës publike, mësues, inxhinier i bujqësisë dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare.

Ai dha kontribut të çmuar në organizimin e rezistencës, mbajtjen gjallë të arsimit shqip, procesin e pajtimit të gjaqeve, solidaritetin popullor dhe mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për meritat e tij sublime, në vitin 2019 ai u dekorua me urdhrin e lartë “Hero i Kosovës”.

Rrecaj ishte pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, ku së bashku me 22 bashkëqytetarë të tjerë nga Skënderaj, Mitrovica dhe Vushtrria u rrëmbyen dhunshëm nga forcat serbe gjatë luftës, në prill të vitit 1999.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka shprehur mirënjohje për familjet dhe shoqatat për qëndresën e tyre, duke ritheksuar përkushtimin institucional për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur me dhunë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com