DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Parlamentit Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën

19 Shkurt 2025
A A
Parlamentit Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën kërkohet heqja e masave të Bashkimit Evropian të vendosura në qershor të viti 2023.

“Ftojmë për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përshtatjen me politikat e BE-së”, thuhet në draft, raporton RTK.

Në draft gjithashtu vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në BE. Nënvizohet se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga një zonë gri është në interes edhe të Kosovës edhe të BE-së.

Në këtë draft raport mbështetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian dhe ftohen vendet anëtare të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë pa vonesa të reja.

Gjithashtu kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin për tiu bashkuar programit të Partneritetit për paqe të NATO-s.

Në raport shprehet mbështetje edhe për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe përshëndetje dhe emërimi i Peter Sorensenit në postin e të dërguarit të posaçëm për dialog.

Sa i përket sundimit të ligjit c nënvizohet përparimi domethënës në fushën e drejtësisë, sigurisë dhe lirive, luftës kundër krimit të organizuar dhe funksionimit të ekonomisë së tregut. Mirëpo shprehet shqetësim për gjendjen, siç thuhet jo të kënaqshme sa I përket korrupsionit.

Shqetësim serioz shprehet edhe për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë në Kosovë, sidomos sa I përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve. Në këtë rrafsh shprehet shqetësim i veçantë për shkak të kritikave që bëhen nga ana e zyrtarëve të qeverisë ndaj vendimeve në rastet individuale.

Në raport nënvizohet edhe shqetësimi për shkak të situatës së sigurisë. Dënohen sulmet në Bansjkë dhe Iber Lepenc dhe kërkohet që kryesit e të gjitha këtyre veprave të dhunshme të nxirren para drejtësisë. Në veçanti shprehet keqardhje pse Serbia nuk ka nxjerr para drejtësisë autorët e sulmeve në Basnjëk, përfshirë Milan Radoiçiqin.

Autor i draftit është Riho terras, raportues për Kosovën në Parlamentin evropian.

Ky dokument do prezantohet në komitetin për politikë të jashtme të parlamentit të enjten më 20 shkurt. Pas amanadamentimit të draftit, i njëjti duhet të miratohet në këtë komitet ndërsa në fillim të verës votohet në seancë planerë kur merr versionin e Rezolutës së Parlamentit evropian.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 479)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 469)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com