Vehbi Shala, veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët përmes një njoftimi kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij, duke e kujtuar si një njeri të përkushtuar ndaj atdheut dhe familjes.
Në mesazhin e tyre, familjarët kanë theksuar se Vehbi Shala i shërbeu vendit me nder, dinjitet dhe përkushtim, si gjatë luftës së UÇK-së, ashtu edhe në shërbim të Policisë së Kosovës.
Ata e kanë përshkruar të ndjerin si njeri me vlera të larta njerëzore, zemërmirë, të respektuar dhe të dashur për të gjithë ata që e njohën.
“U prehsh në paqe, vëllai ynë! Kujtimi dhe vepra jote do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona”, thuhet në mesazhin e familjarëve.
Familja ka bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftojë më vonë.
