DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ali Ahmeti bën thirrje për qetësi: “Shqipëria që digjet është humbje për secilin prej nesh”

18 Tetor 2026
A A
Ali Ahmeti uron Justina Shiroka-Pulën: Stabiliteti institucional dhe interesi shtetëror duhet të jenë udhërrëfyes
Share on Facebook

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj situatës së tensionuar në Shqipëri, pas protestave të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

Ahmeti ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit, duke kërkuar nga klasa politike shqiptare që të tregojë maturi dhe përgjegjësi, si dhe të vendosë interesin e qytetarëve mbi interesat partiake.

Përmes një reagimi publik, ai ka theksuar se situata ka arritur në një pikë që kërkon vëmendje të veçantë dhe angazhim të përbashkët për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Sot, më shumë se kurrë, është koha që të tejkalohen interesat e ngushta partiake dhe çdo konsideratë tjetër që mund të pengojë gjetjen e zgjidhjeve, në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka kërkuar reflektim urgjent nga përfaqësuesit politikë, duke vlerësuar se tensionet duhet të tejkalohen përmes dialogut dhe jo përplasjeve.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt, por atdheu i të gjithëve. Prandaj, kur Shqipëria përballet me vështirësi, të gjithë kemi përgjegjësi për të kontribuar në tejkalimin e tyre. Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve dhe humbja e saj është humbje për secilin prej nesh”, ka shkruar ai.

Kreu i BDI-së u është drejtuar edhe studentëve dhe qytetarëve që po protestojnë, duke kërkuar që pakënaqësitë e tyre të shprehen në mënyrë paqësore dhe të mos shoqërohen me dëmtim të pronës.

Sipas Ahmetit, shkatërrimi i bizneseve dhe përplasjet e dhunshme nuk ndihmojnë në realizimin e kërkesave të protestuesve.

“Shkatërrimi nuk është zgjidhje, pas çdo biznesi qëndrojnë puna, mundi dhe sakrifica e njerëzve”, ka theksuar ai.

Ahmeti ka kërkuar përgjegjësi edhe nga institucionet shtetërore, veçanërisht nga Policia, duke nënvizuar se ruajtja e rendit duhet të bëhet me profesionalizëm, paanshmëri dhe respektim të të drejtave të qytetarëve.

Ai ka shtuar se asnjë formë dhune, pavarësisht se nga cila palë ushtrohet, nuk mund të jetë përgjigjja ndaj situatës së krijuar.

“Përplasja nuk e zëvendëson dialogun, as shkatërrimi nuk e sjell ndryshimin e kërkuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Në fund, ai ka theksuar se Shqipëria, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duhet të dëshmojë respekt për demokracinë, sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com