DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

VV’ja i reagon Hazirit pasi u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

18 Tetor 2026
A A
VV’ja i reagon Hazirit pasi u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë
Share on Facebook

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është kritikuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi dhe Mefail Bajqinovci, pasi u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Haziri tha se nuk duhet të lejohet organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke kërkuar vazhdimin e procesit të largimit të strukturave të mbetura të institucioneve serbe.

“Ka fragmente të institucioneve të Serbisë në Kosovë, ka fosile dhe mbetje, por çmontimi i institucioneve të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë ka filluar dhe ka ndodhur më 12 qershor 1999”, deklaroi Haziri.

Ai tha se qytetarëve duhet t’u garantohet trajtim i barabartë dhe integrim në institucionet e Kosovës.

Deklarata e tij nxiti reagimin e deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi, i cili e kritikoi Hazirin, duke i kujtuar se zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur në Kosovë gjatë qeverisjeve të mëparshme.

Rrustemi tha se qëndrimi i Hazirit vjen pasi Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka ndaluar organizimin e këtyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

“Deri para ardhjes së VV-së në pushtet e kur z. Haziri apo partia e tij qeveriste, zgjedhjet e Serbisë mbaheshin në Kosovë si diçka krejt normale”, shkroi Rrustemi.

Ai përmendi edhe vitin 2020, kur Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Kur ishin në pushtet i lejonin, kur ne i ndaluam nuk na përkrahën, kur kaluan disa vite dhe e panë se po bojka me i ndalu, dalin thonë nuk duhet të mbahen”, deklaroi deputeti i LVV-së.

Edhe deputeti tjetër i kësaj partie, Mefail Bajqinovci, reagoi ndaj Hazirit, duke thënë se zgjedhjet e Serbisë nuk organizohen më në Kosovë që nga ardhja e LVV-së në pushtet.

“Lutfi Haziri kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë! Lutë, ato zgjedhje janë histori e harruar. Nuk mbahen më në Kosovë që kur Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet”, shkroi Bajqinovci.

Ai shtoi se LDK-ja nuk e kishte përkrahur vendimin për ndalimin e zgjedhjeve kur ishte marrë nga Qeveria Kurti.

“Megjithatë, mirë që më në fund paske dalë kundër tyre, sepse kur ne i ndaluam, ju nuk na përkrahët! Më mirë vonë se kurrë, Lutë!”, përfundoi Bajqinovci.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com