DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dogana kap në Aeroportin e Prishtinës pajisje topografike dhe gjeodezike të padeklaruara

20 Tetor 2026
A A
Dogana kap në Aeroportin e Prishtinës pajisje topografike dhe gjeodezike të padeklaruara
Share on Facebook

Dogana e Kosovës ka zbuluar pajisje profesionale për matje topografike dhe gjeodezike, me vlerë të përafërt prej 5,400 eurosh, të cilat nuk ishin deklaruar nga një udhëtar me shtetësi turke në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas njoftimit të Doganës, udhëtari kishte kaluar përmes kanalit të gjelbër, i cili u dedikohet atyre që nuk kanë mallra për të deklaruar.

“Gjatë kontrolleve rutinore të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë identifikuar mall të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari me shtetësi turke.

Udhëtari kishte kaluar përmes kanalit të gjelbër, i cili është i dedikuar për udhëtarët që nuk kanë mallra për të deklaruar. Për shkak të dyshimeve të ngritura gjatë kontrollit, zyrtari doganor ka vendosur të kryejë kontrollin fizik të bagazhit.

Gjatë kontrollit janë gjetur pajisje profesionale STONEX GPS për matje topografike dhe gjeodezike, me vlerë të përafërt prej 5,400 eurosh, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Për mosdeklarimin e mallrave, në kundërshtim me dispozitat e nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, ndaj rastit është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, parandalimin e kontrabandës dhe evazionit fiskal, si dhe në garantimin e trajtimit të barabartë të të gjithë udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë.”, thuhet në njoftimin e doganës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com