Policia e Kosovës në raportin e 24-orëve të fundit, raporton se ka shqiptuar 2,344 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërkaq janë regjistruar 51 aksidente trafiku, ku 25 prej tyre janë regjistruar me dëme materiale ndërkaq 26 me të lënduar. Policia nuk ka raportuar për asnjë aksident me fatalitet.
Në raport thuhet se janë arrestuar 17 pesona, 8 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit ndërkaq nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor.
