Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, i cili tha se me Ramën foli për Lojërat Mesdhetare dhe për planet ambicioze për kryeqytetin të cilat mund të krijojnë mundësi për bizneset dhe investitorët britanikë.
“Prishtina është një qytet në lëvizje. Ishte kënaqësi të takohem me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të diskutuar rreth Lojërave Mesdhetare, planeve ambicioze të Prishtinës për investime dhe zhvillim të ri, si dhe mundësive që këto mund të krijojnë për bizneset dhe investitorët britanikë’, u shpreh ambasadori përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
