Analisti politik Dardan Sejdiu, në emisionin Forum në DTV Media, ka folur për Gjykatën Speciale dhe mënyrën se si shoqëria kosovare po përballet me këtë çështje.
Sipas tij, në shoqërinë tonë guximi për t’u ballafaquar me të vërtetën shpesh reduktohet në sharje dhe akuza ndaj njëri-tjetrit.
Sejdiu theksoi se ligji është një mjet që mund të hapë rrugën për ballafaqim, ndërsa vlerësoi se drejtësia e dhënë në këtë proces është e padrejtë.
Ai gjithashtu kritikoi mënyrën e organizimit të Gjykatës Speciale, duke pretenduar se ajo nuk është në përputhje me normat dhe standardet që rregullojnë organizimin e gjykatave në sisteme të tilla.
Në fund, Sejdiu bëri thirrje për guxim që të përballemi me të vërtetën dhe të mos kërkojmë vazhdimisht arsyetime për të fajësuar njëri-tjetrin.
