Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin Forum në DTV Media, ka komentuar ligjin e votuar në Kuvendin e Kosovës për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke ngritur dilemë mbi drejtësinë dhe qëllimin e veprimeve që synohen përmes këtij ligji.
“A është e drejtë kërkesa jonë për atë që synojmë t’i bëjmë Gjykatës Speciale përmes këtij ligji?”, është pyetja që ngre Ymeri, duke vënë në diskutim arsyeshmërinë e hapave të ndërmarrë ndaj kësaj gjykate.
Ligji i votuar në Kuvendin e Kosovës parasheh ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me synimin për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale.
