Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2,501 tiketa trafiku.
Ndërkaq në raport bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 54 aksidente prej të cilave 25 me të lënduar dhe 29 me dëme materiale, nuk është raportuar për asnjë aksident me fatalitet.
Policia ka raportuar se 20 persona janë arrestuar, 7 janë dërguar në mbajtje, 2 në ndalim policor dhe 3 në vuajtje të dënimit.
