DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Muja u përgjigjet kritikave për vonesat e subvencioneve për bujqit: Pagesat janë kryer më herët se vitin e kaluar

21 Tetor 2026
A A
Muja u përgjigjet kritikave për vonesat e subvencioneve për bujqit: Pagesat janë kryer më herët se vitin e kaluar
Share on Facebook

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, në një bisedë për Ekonomia Online, ka mohuar se subvencionet për bujqit janë vonuar. Përkundrazi, ai ka theksuar se ato janë paguar më herët se vitin e kaluar.

“Gjatë këtij viti, shumica e subvencioneve do të paguhen në tetor, ndërsa një pjesë do të mbetet për nëntor, por të gjitha pagesat do të përfundojnë. Kjo është dukshëm më herët se vitin e kaluar. Besoj se nga viti i ardhshëm do të fillojmë me një qasje të re. I kemi riorganizuar skemat në mënyrë që pagesat e subvencioneve për fermerët, sa u përket sipërfaqeve, të realizohen me kohë. Për këtë arsye, synojmë që thirrjen ta hapim herët, ndoshta në fund të janarit, në mënyrë që, pas kontrolleve në terren dhe para mbjelljeve pranverore, të realizohen pagesat e para”, tha Muja për EO.

Muja ka theksuar se ministria që ai drejton synon që pagesat për fermerët të përfundojnë para korrje-shirjeve.

“Përfundimisht, synimi ynë është që vitin e ardhshëm pagesat të përfundojnë para korrjeve. Këtë vit kemi diskutuar gjerësisht për këtë çështje. Kemi rreth 33 mijë fermerë, ndërsa stafi i Agisë ka mbetur i njëjtë. Numri i fermerëve është rritur, por stafi jo. Ajo që kemi bërë është riorganizimi i skemave dhe digjitalizimi i proceseve, në mënyrë që nga viti i ardhshëm pagesat të kryhen me kohë.”, potencoi ai.

Një ditë më parë, më 19 tetor, dikasteri që drejton Muja ka njoftuar se këtë javë do të fillojnë vendimet dhe pagesat për Pagesat Direkte 2026, pasi shumë fermerë janë ankuar se nuk po i marrin subvencionet e tyre.

Njoftimi erdhi pas kritikave të shumta nga fermerët dhe partitë opozitare për vonesat në pagesa.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com