DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro

21 Tetor 2026
A A
Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro
Share on Facebook

Në shtator të vitit 2026, nga skema e shtesave për fëmijë përfituan 374,652 persona, për të cilët u ndanë mbi 13.5 milionë euro.

Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në raportin për mirëqenien sociale për muajin shtator.

Sipas raportit, për pensionet bazike të moshës u shpenzuan mbi 27.6 milionë euro për 172,721 përfitues.

Ndërkaq, pensionet kontributpaguese të moshës përfshinë 47,738 përfitues, me pagesa prej rreth 11.7 milionë eurosh. Nga skema e pensioneve parciale kontributpaguese përfituan 11,493 persona, për të cilët u ndanë rreth 2.5 milionë euro.

Në skemën e veteranëve të luftës ishin 39,699 përfitues, të cilëve iu paguan mbi 7.8 milionë euro. Ndërsa për pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës u ndanë rreth 3.8 milionë euro për 12,332 përfitues.

Nga skema e ndihmës sociale përfituan 14,664 familje, me pagesa prej rreth 2.2 milionë eurosh.

Pensionet për personat me aftësi të kufizuara përfshinë 21,644 përfitues, me shpenzime prej afro 3.6 milionë eurosh. Ndërsa 9,394 përfitues të skemës për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara morën gjithsej 659,100 euro.

Mbështetje financiare përfituan edhe 6,817 lehona të papuna, për të cilat u ndanë 3.42 milionë euro, si dhe 2,176 lehona të punësuara, që morën rreth 1.1 milion euro.

Të dhënat e ASK-së pasqyrojnë numrin e përfituesve dhe shpenzimet për skemat kryesore sociale në Kosovë gjatë muajit shtator.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 175)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com