Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar Bedri Hamzën për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të partisë dhe të Kosovës, pas njoftimit të këtij të fundit për largimin nga pozita e kryetarit të PDK-së.
Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Krasniqi ka vlerësuar angazhimin e Hamzës fillimisht si kandidat për kryeministër dhe më pas në krye të PDK-së.
Ai ka theksuar se gjatë periudhës së udhëheqjes së Hamzës, partia është përballur me sfida të mëdha, por njëkohësisht ka arritur edhe rezultate të mira.
