Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka komentuar dorëheqjen e Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të partisë, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me të.
“Jam shumë falënderues ndaj Bedri Hamzës, ka qenë shumë korrekt”, është shprehur Rrahmani.
Ai ka folur edhe për mënyrën e funksionimit të pushtetit aktual, duke e cilësuar liderin e tij si autoritar dhe duke pretenduar se ai i nënshtron njerëzit brenda subjektit politik dhe në qeverisje.
Sipas Rrahmanit, partitë në pushtet duhet të marrin shembull nga mënyra se si funksionojnë liderët opozitarë në vend, veçanërisht sa i përket raportit me bashkëpunëtorët dhe mënyrës së udhëheqjes.
Deklaratat e deputetit të PDK-së vijnë pas dorëheqjes së Hamzës, një zhvillim që pritet të hapë diskutime për drejtimin e ardhshëm të partisë dhe udhëheqjen e saj politike.
