DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dukagjin Gorani paralajmëron krizë politike për Ligjin e Speciales: Mund të rikthehen protestat dhe pakënaqësia shoqërore

22 Tetor 2026
A A
Dukagjin Gorani për protestat në Shqipëri: Flamuri i UÇK-së po përdoret si simbol i rezistencës
Share on Facebook

Analisti politik Dukagjin Gorani, në emisionin “Forum” në DTV Media, ka komentuar kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara, pasi presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu atë për rishqyrtim.

Gorani ka vlerësuar se zhvillimet rreth këtij ligji përbëjnë një fazë të dëmshme dhe të rrezikshme, e cila, sipas tij, mund ta komprometojë politikisht PDK-në, si subjekt që ka qenë sponsorues i ligjit.

Ai ka thënë se situata bëhet edhe më e ndërlikuar pas qëndrimit të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, i cili ka marrë pjesë në hartimin e ligjit dhe ka deklaruar se nuk ka vërejtje ndaj tij.

Sipas Goranit, kthimi i ligjit në Kuvend, në një kohë kur nuk është e qartë se kush brenda PDK-së e ka kërkuar këtë veprim, mund të nxjerrë në pah përçarje serioze brenda partisë.

“Është një luftë brenda PDK-së, e cila ka gjasa të shndërrohet në një përçarje serioze”, është shprehur Gorani gjatë diskutimit.

Ai ka theksuar se, nëse Përparim Gruda nuk ka vërejtje për ligjin, atëherë shtrohet pyetja se kush e ka kërkuar kthimin e tij dhe për çfarë arsyeje.

Sipas analistit, një zhvillim i tillë mund të ketë pasoja jo vetëm për PDK-në, por edhe për skenën politike në Kosovë, duke e rënduar më tej situatën politike dhe shoqërore.

Gorani ka paralajmëruar se shqyrtimi i ndryshimeve të mundshme në Kuvend mund të hapë një problem të madh politik, veçanërisht nëse nuk sigurohet mbështetja e nevojshme për miratimin e tyre.

Ai ka ngritur mundësinë që kjo situatë të shkaktojë krizë parlamentare dhe të rikthejë protestat e pakënaqësinë shoqërore.

Në fund, Gorani ka vënë në pah mungesën e qartësisë rreth arsyeve të kthimit të ligjit në Kuvend, duke theksuar se ende nuk dihet saktësisht se cilat ndryshime kërkohen dhe si do të përmbyllet ky proces.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com