DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Apeli ia konfirmon Gani Gecit një muaj paraburgim për dyshimet për kanosjen e Lirim Mehmetajt

23 Tetor 2026
A A
Prokuroria kërkon paraburgim për Gani Gecin, seanca dëgjimore mbahet sot
Share on Facebook

Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin për caktimin e një muaji paraburgim ndaj Gani Gecit, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Lajmi është konfirmuar nga Gjykata e Apelit më 23 tetor 2026, duke bërë të ditur se është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 14 tetor.

“Ju konfirmojmë se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë, të datës 14.10.2026”, thuhet në përgjigjen e Apelit.

Sipas dosjes së Prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur më 11 tetor në zyrat e televizionit Vox Kosova, ndërsa Mehmetaj e kishte raportuar rastin në polici një ditë më vonë.

Prokuroria kishte përmendur gjithashtu se Geci kishte qëndruar për rreth dy orë pranë televizionit Dukagjini, ku gazetari po merrte pjesë në emisionin “Debat Plus”.

Më 14 tetor, Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte caktuar Gani Gecit masën e paraburgimit prej 30 ditësh, vendim që tashmë është konfirmuar edhe nga Apeli.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 163)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com