DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti mesazh ushtarëve: Emri i kryekomandantit Adem Jashari, të jetë kujtesë se çfarë do të thotë të qëndrosh për atdheun

23 Tetor 2026
A A
Kurti: Serbia e Rusia nuk do ta kenë kollaj ta përdorin aktgjykimin e Speciales kundër Kosovës
Share on Facebook

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 515 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila u mbajt në kazermën “Adem Jashari”.

Me këtë rast, Kurti u përcolli rekrutëve mesazhin që shërbimin ndaj atdheut ta ushtrojnë me dinjitet, përgjegjësi dhe përkushtim, duke e vlerësuar atë si një detyrë fisnike në shërbim të vendit.

Në fjalimin e tij, kryeministri theksoi se uniforma e FSK-së përfaqëson më shumë sesa një detyrë ushtarake, pasi pas saj qëndrojnë qytetarët e Kosovës, aspiratat e tyre dhe vullneti për të ndërtuar një të ardhme të sigurt e paqësore.

“Të dashur ushtarë, mos harroni kurrë se pas uniformës suaj janë qytetarët e Kosovës, familjet e tyre, fëmijët që duan të rriten në paqe dhe një popull që e ka fituar lirinë me shumë mund e vuajtje. Le të jetë emri i kryekomandantit legjendar Adem Jashari një kujtesë e përhershme se çfarë do të thotë të qëndrosh për atdheun. Ky është atdheu ynë. Ky është shteti ynë. Liria është amanet. Mbrojtja e saj është tërësi funksionesh që i ndajmë bashkë, përgjegjësi zyrtare dhe qytetare e përbashkët. Urime diplomimi. Rroftë Forca e Sigurisë së Kosovës. Rroftë Republika e populli ynë”, përfundoi kryeministri Kurti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 154)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com