DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pacolli reagon pasi Peci ia ndërlidhi emrin me dosjen e atentatit ndaj Jusuf Gërvallës

23 Tetor 2026
A A
Pacolli reagon pasi Peci ia ndërlidhi emrin me dosjen e atentatit ndaj Jusuf Gërvallës
Share on Facebook

Behgjet Pacolli tha se Faton Peci e ka sulmuar dhe ka përhapur shpifje ndaj tij. Pacolli ka paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve kompetente të drejtësisë në Kosovë dhe Gjermani për të kërkuar përgjegjësi ligjore.

Pacolli i ka cilësuar si të rënda deklaratat e Pecit, përmes të cilave, sipas tij, ai e paraqet Donika Gërvallën si burim të akuzave ndaj tij.

Pacolli i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke thënë se ato cenojnë dinjitetin e tij dhe po i shkaktojnë shqetësim familjes së tij, veçanërisht fëmijëve.

“Nga Faton Peci jam atakuar pa asnje arsye dhe padrejtësishte, kerkoj përgjegjësi! Deklaratat publike të Faton Pecit, në të cilat ai e paraqet zonjën Gërvalla si burimin e akuzave ndaj meje, janë jashtëzakonisht të rënda. I hedh poshtë me vendosmërinë më të madhe këto shpifje të ulëta, primitive dhe të paskrupullta, që cenojnë dinjitetin tim dhe u shkaktojnë dhimbje e shqetësim familjes sime dhe, veçanërisht, fëmijëve të mi. Është e turpshme që njerëz me përgjegjësi publike të bien në këtë nivel. Përhapja e akuzave të tilla është një sjellje e padenjë, që dëshmon mungesë përgjegjësie dhe respekti për dinjitetin njerëzor. Asnjë post shtetëror nuk i jep askujt të drejtën të shpifë e të shkelë mbi nderin e një njeriu dhe qetësinë e familjes së tij. Do t’u drejtohem organeve kompetente të drejtësisë në Kosovë dhe në Gjermani, me kërkesën që këto deklarata të shqyrtohen dhe këta persona të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit. Për këto akuza janë dënuar më parë shpifës në Zvicër dhe në Gjermani. Edhe zotni Peci ështe denuar pak më parë, për të njejtat shpifje. Nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të ndalem së kërkuari qartësi. Do të ndjek çdo rrugë ligjore që përgjegjësit të japin llogari për fjalët e tyre dhe për dëmin që po shkaktojnë. Dinjitetin tim dhe të familjes sime do ta mbroj me gjithë vendosmërinë time”, ka shkruar ai.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 154)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com