DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Visar Ymeri flet për “vdekjen klinike” të partive politike në Kosovë: Çfarë duhet të ofrojnë politikanët?

23 Tetor 2026
A A
Visar Ymeri: Kosova pa strategji për krerët e UÇK-së, kryeministri nuk po thotë asnjë fjalë!
Share on Facebook

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin “Forum” në DTV Media, ka folur për atë që e ka cilësuar si “vdekjen klinike të partive politike në Kosovë”, duke theksuar se debati kryesor duhet të përqendrohet te politika dhe politikanët që i duhen vendit për të ardhmen.

Sipas Ymerit, partitë politike, pavarësisht se cilës anë i takojnë, duhet ta bëjnë të qartë se çfarë ofrojnë për qytetarët dhe pse e kërkojnë pushtetin.

Ai ka vënë theks të veçantë edhe te profili i kandidatëve politikë, duke argumentuar se është e rëndësishme që politika të mos jetë i vetmi profesion dhe i gjithë rrugëtimi jetësor i tyre.

Ymeri ka theksuar se një lider politik duhet t’i ketë këto elemente thelbësore: karizmën që e bën të pëlqyer nga masa dhe përmbajtjen politike që dëshmon se ka ide dhe vizion për vendin.

Sipas tij, këto elemente nuk mund të funksionojnë të ndara, pasi një lider duhet të jetë njëkohësisht i aftë të fitojë mbështetjen e qytetarëve dhe të ofrojë përmbajtje konkrete politike.

Diskutimi i Ymerit e vë në pah nevojën për një debat më të thellë mbi të ardhmen e partive politike në Kosovë, ofertën e tyre për qytetarët dhe cilësinë e lidershipit politik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 154)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com