Protestuesit kanë çuar katër kazanë mbeturinash në rrugicën ngjitur me hyrjen e Ministrisë së Arsimit, ku janë vendosur edhe forcat e Policisë.
Katër kosha mbeturinash janë marrë nga Rruga e Durrësit dhe u është vënë flaka. Protestuesit po i drejtojnë koshat e djegur në drejtim të forcave të policisë. Po ashtu, po hedhin gurë në drejtim të Policisë së Shtetit, e cila është kundërpërgjigjur me ujë me presion.
Deri më tani, nuk raportohet për përplasje mes protestuesve dhe policisë.
