Avdullah Hoti u ka bërë thirrje deputetëve që të nënshkruajnë kërkesën drejtuar Presidentes së Kosovës, me qëllim që Bashkim Nurboja të mos dekretohet anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Hoti ka thënë se kërkesa bazohet në argumente kushtetuese dhe ligjore, duke theksuar se synimi është mbrojtja e pavarësisë dhe integritetit të BQK-së.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që ta nënshkruajnë kërkesën deri nesër në orën 11:00, në mënyrë që ajo t’i përcillet Presidentes, duke theksuar se kjo çështje nuk është partiake, por lidhet me pavarësinë e institucionit dhe respektimin e Kushtetutës.
