DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbi 700 operacione në gji në QKUK, synohet ruajtja e tij kur gjendja e lejon

25 Tetor 2026
A A
Mbi 700 operacione në gji në QKUK, synohet ruajtja e tij kur gjendja e lejon
Share on Facebook

Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka realizuar mbi 700 ndërhyrje në gji gjatë këtij viti. Rreth 300 prej tyre kanë qenë raste me kancer të gjirit.

Drejtori i klinikës, Nazmi Kolgeci, tha se po synohet zbatimi i kirurgjisë që mundëson ruajtjen e gjirit, kur gjendja e pacientes e lejon.

Në emisionin “Shëndeti sot” të KosovaPress, ai shpjegoi se kjo qasje zbatohet te pacientet në fazat e hershme të sëmundjes. Sipas tij, synohet ruajtja e sa më shumë indeve dhe zvogëlimi i rrezikut të komplikimeve.

“Vetëm këtë vit janë realizuar diku mbi 700 intervenime në gji, po prej tyre kanë rezultuar rreth 300 operacione që kanë qenë me karcinomë të gjirit. Prej intervenimeve kirurgjike kjo jo vetëm si risi, por ne viteve të fundit jemi duke u munduar që pacientët t’i trajtojmë me shku me kirurgji kursyese të gjirit. Çka do të thotë që pacientëve që janë në fazat e hershme me kancer të gjirit, mos me u heq komplet gjiri ose me u heq një pjesë, ose në fund të fundit në qoftë se hiqet një pjesë e gjirit ose një e katërta e gjirit, me bo mastektominë simpleks por mos me e heq edhe aksillën ose nënsqetullën. Sepse ka edhe komplikimet e veta nganjëherë që ndodhin tek femrat. Prandaj vitet e fundit ne jemi duke u munduar që sa më shumë që të shkojmë te kirurgjia kursyese e gjirit”, tha Kolgeci.

Ai u bëri thirrje grave që të mos i neglizhojnë ndryshimet në gji dhe të kërkojnë kontroll mjekësor me kohë.

“Kjo është një thirrje për popullatën që mos hezitoni me u lajmëru te mjeku. -Domethënë jemi gjithmonë vonë si popull. – Gjithmonë po. Kjo nuk është vetëm tek neve, kjo është edhe në krejt botën. Kontrollet e shpeshta ose më të hershme janë një hap i sigurt në shërimin e secilit pacient. Kontrolle sa më të shpeshta, mos ia lejoni frikën me e mund arsyen për me shku te mjeku. Kur çfarëdo ndryshimi që vëreni në gji, mos hezitoni”, porositi doktori.

Kolgeci theksoi rëndësinë e kontrolleve të hershme për zbulimin e sëmundjes dhe trajtimin me kohë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 116)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (490)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com