DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend

26 Tetor 2026
A A
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Share on Facebook

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Vendimi zyrtar i është dërguar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me kërkesën që t’u përcillet deputetëve. Në të, presidentja ka kërkuar që Komisioni për Legjislacion ta shqyrtojë vendimin dhe Kuvendit t’ia paraqesë një raport me rekomandime.

“Ngarkohet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, si komision përgjegjës-raportues, që ta shqyrtojë Vendimin e bashkëngjitur dhe Kuvendit t’ia paraqesë Raportin me rekomandime”, thuhet në dokument.

Në arsyetimin e saj, Shiroka-Pula ka bërë të ditur se fillimisht kishte shprehur gatishmëri për shpalljen e ligjit, por se ka zhvilluar dhe po vazhdon konsultimet me përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve përkatëse shtetërore.

Ajo ka përmendur edhe Deklaratën e Kuvendit të 28 shtatorit 2026, lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Presidentja ka thënë se e mbështet qëndrimin e shprehur në këtë deklaratë kundër përpjekjeve për shtrembërimin e së vërtetës historike të Kosovës dhe vënien në dyshim të karakterit çlirimtar të luftës së UÇK-së.

“Duke pasur parasysh sakrificën, angazhimin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të rënëve të saj në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pas pranimit të Ligjit nr. 11/L-001 […] kam shprehur gatishmërinë për shpalljen e tij, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese”, thuhet në arsyetimin e presidentes.

Një nga arsyet e kthimit të ligjit është edhe kërkesa zyrtare e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është sponsorizuese e tij. Shiroka-Pula ka bërë të ditur se më 22 tetor ka pranuar propozimin e Grupit Parlamentar të PDK-së që Kuvendit t’i jepet mundësia për ta rishqyrtuar ligjin.

Sipas dokumentit, qëllimi është shqyrtimi i mëtejshëm i dispozitave që lidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe garantimi i të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen në Hagë.

Presidentja ka thënë se konsultimet ndërinstitucionale dhe diplomatike synojnë gjithashtu dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike për luftën e UÇK-së, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të personave që po gjykohen nga Specialja.

Në përfundim të arsyetimit, Shiroka-Pula ka vendosur që Ligji nr. 11/L-001, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të kthehet në Kuvend për rishqyrtim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 116)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (490)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com