DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dardan Sejdiu: Kemi mësuar t’i nderojmë gratë pasi bëhen simbol i dhimbjes, por jo t’i mbrojmë sa janë gjallë

26 Tetor 2026
A A
Share on Facebook

Analisti politik Dardan Sejdiu ka reaguar për dhunën ndaj grave në Kosovë dhe rastin e Arlinda Zekajt, duke kritikuar kulturën e normalizimit të dhunës dhe dështimin për ta shndërruar informacionin për rrezikun në mbrojtje reale.

Në një shkrim kushtuar pozitës së gruas në shoqërinë kosovare, analisti politik Dardan Sejdiu ka ngritur shqetësimin se, ndonëse gruaja shqiptare shpesh idealizohet si nënë, motër dhe simbol i sakrificës, në jetën e përditshme vazhdon të përballet me dhunë, pabarazi dhe mungesë të mbrojtjes së duhur.

Sejdiu vlerëson se shoqëria është bërë e aftë t’i lartësojë gratë përmes fjalëve dhe simboleve, ndërsa në realitet shumë forma të dhunës janë normalizuar, nga kërcënimet dhe poshtërimet deri te kontrolli dhe intimidimi.

Sipas tij, dhuna nuk shfaqet vetëm në formën fizike, por edhe përmes gjuhës, sjelljeve dhe arsyetimeve që shpesh paraqiten si të zakonshme.

“Dhuna është futur aq thellë në gjuhën dhe jetën tonë të përditshme sa shpesh as nuk e njohim ma si dhunë”, shkruan Sejdiu, duke theksuar se pasojat më të rënda i bartin gratë, fëmijët dhe të moshuarit, të cilët shpesh kanë më pak pushtet dhe mundësi për t’u mbrojtur.

Një pjesë të rëndësishme të shkrimit, Sejdiu ia kushton rastit të Arlinda Zekajt, të cilin e paraqet si dëshmi të hendekut mes identifikimit të rrezikut dhe mbrojtjes efektive të viktimave.

Sipas tij, Arlinda kishte raportuar dhunën, kishte kërkuar ndihmë dhe kishte pasur urdhër mbrojtës, ndërsa rreziku ishte identifikuar edhe nga institucionet. Megjithatë, sipas analizës së tij, informacioni i disponueshëm nuk u shndërrua në mbrojtje reale.

Sejdiu argumenton se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te pyetja se kush nuk e kreu detyrën siç duhet, por duhet të shqyrtohet edhe mënyra se si institucionet e vlerësojnë rrezikun kur një grua kërkon ndihmë.

Ai tërheq vërejtjen ndaj qëndrimeve që mund ta minimizojnë dhunën, si arsyetimi se bëhet fjalë për çështje familjare, xhelozi apo temperament, duke theksuar se qasje të tilla mund ta lënë viktimën pa mbrojtjen e nevojshme.

Sipas Sejdiut, një problem i rëndësishëm është se gratë shpesh detyrohen ta përshtatin jetën e tyre për t’iu shmangur rrezikut: të ndryshojnë rutinën, të kërkojnë strehim, të raportojnë përsëri dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre.

“Në njëfarë mënyre, dhuna e tjetrit pranohet si realitet, ndërsa liria e saj bëhet ajo që duhet përshtatë”, shkruan ai.

Analisti përmend edhe rastin e tre policëve në Prishtinë, të cilët, sipas shkrimit të tij, ishin suspenduar nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje të ndaluar nga ta. Ai thekson se fajësia duhet të përcaktohet nga drejtësia, por rasti, sipas tij, ngre pyetje për mënyrën se si kultura e shoqërisë mund të ndikojë edhe te njerëzit që punojnë në institucione.

Në përfundim të shkrimit, Sejdiu thekson se ligjet, protokollet dhe përgjegjësia institucionale janë të domosdoshme, por ato nuk mjaftojnë pa një ndryshim të kulturës që e toleron ose e minimizon dhunën.

Ai kërkon që rasti i Arlinda Zekajt të hetohet deri në fund dhe që shoqëria të reflektojë për mënyrën se si i trajton gratë, jo vetëm pas tragjedive, por edhe kur ato kërkojnë ndihmë.

“Kemi mësu me i nderu gratë shumë mirë pasi bëhen simbol i dhimbjes sonë, ndërsa ende nuk kemi mësu mjaftueshëm me i dëgju, me i besu dhe me i mbrojt sa janë gjallë”, përfundon Sejdiu në shkrimin e tij.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 107)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (490)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com