DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e Arlinda Zekajt – si i trajtoi Policia rastet e dhunës në familje të raportuara këto ditë?

27 Tetor 2026
A A
Vrasja e Arlinda Zekajt – si i trajtoi Policia rastet e dhunës në familje të raportuara këto ditë?
Share on Facebook

Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, ka rikthyer vëmendjen te reagimi i institucioneve ndaj rasteve të dhunës në familje.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë përfshirë disa raste të dhunës fizike, kanosjes dhe dhunës psikologjike, ndërsa në shtatë prej rasteve të raportuara, gjithsej shtatë persona janë dërguar në mbajtje, sipas të dhënave të raportit.

Në Fushë Kosovë, një person është arrestuar pasi, pavarësisht urdhrit të gjykatës për mbrojtje, kishte shkuar në vendin e punës së viktimës. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Pejë, një person është arrestuar nën dyshimin se e kishte kanosur ish-bashkëshorten përmes telefonit.

Sipas raportit, më 26 tetor, i dyshuari kishte dëmtuar edhe xhamat e shtëpisë së nënës së viktimës. Edhe ai është dërguar në mbajtje.

Në Ranillug, një person dyshohet se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje. Të dy palët kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Viti, Policia ka arrestuar dy persona, të dyshuar se e kanë sulmuar fizikisht një grua. Sipas raportit, të dyshuarit janë bashkëshorti dhe vëllai i viktimës. Gruaja ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dy personat janë dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar në Vushtrri, ku një person dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe e ka nxjerrë nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në raport përfshihet edhe një rast i kanosjes së një gruaje nga ish-bashkëshorti i saj, për të cilin Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë është raportuar një rast ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Rasti është duke u hetuar.

Në Rahovec, një baba dhe vajza e tij kanë raportuar se djali dhe vëllai i tyre, përkatësisht, vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve. Sipas raportit, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Edhe në Gjakovë është raportuar një rast i keqtrajtimit të një gruaje nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar, por pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rastet e përfshira në raportin e Policisë janë raportuar në data të ndryshme. Në disa prej tyre, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa raste të tjera po trajtohen në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, Albert Sylaj, vazhdon të jetë në arrati.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 092)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (490)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com