DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Peci thotë se Prokuroria ka pushuar hetimet ndaj tij për grante

27 Tetor 2026
A A
Peci thotë se Prokuroria ka pushuar hetimet ndaj tij për grante
Share on Facebook

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet ndaj tij në lidhje me çështjen e granteve gjatë kohës sa ishte minster i Bujqësisë, ku dyshohej për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Përmes një postimi, Peci ka reaguar ndaj përfundimit të hetimeve, duke thënë se pas dy vitesh, sipas tij, përballjeje me linçime, shpifje dhe akuza, çështja ka marrë epilogun e pritur.

“Dy vjet të randa linçimi, baltosje e shpifje të ulta e të mbushura helm kundër meje e kundër asaj çfarë përfaqësoj, morën përgjigjen e duhur, të ditur dhe të pritur”, ka shkruar Peci.

Postimi:

Foli Prokuroria Speciale – sepse grantet janë dhënë vetëm me meritokraci

Dy vjet të randa linçimi, baltosje e shpifje të ulta e të mbushura helm kundër meje e kundër asaj çfarë përfaqësoj, morën përgjigjen e duhur, të ditur dhe të pritur.

Prokuroria paska folur qartë, sepse nuk kishte arsye e dëshmi për të folur ndryshe e për të mos mbyllur insinuatat e sulmet e orkestruara kundër punës sime të ndershme.

Zyrtarët e LDK-së që e ngritën këtë kallëzim penal, por edhe të gjithë ata që hodhën gurin e fshehën dorën, do të përballem me kallëzim penal për deklarim të rrejshëm.

Ndërsa ju, qytetarëve të shumtë nga gjithë Kosova e mërgata, fort ju falenderoj që keni besuar në mua, përkundër luftës speciale kundër meje.

Ju siguroj se asgjë nuk mund ta njollosë punën time të ndershme si Ministër, në shërbim tuajin, në shërbim të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 090)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (490)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com