Ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka zhvilluar në Jerusalem një takim me presidentin e parlamentit njëdhomësh, Knesset, Amir Ohana.
Në këtë takim, Gjuriqi i foli Ohanas për situatën në Kosovë, duke pretenduar se këtu po cenohet popullata serbe teksa pretendoi edhe për “provokime të shpeshta dhe lëvizje të njëanshme të Prishtinës”.
Bashkëbiseduesit, Gjuriqi i tha se vendi i tij dhe Izraeli kanë raporte historikisht miqësore, teksa tha se shpreson që kjo vizitë do të ndikojë në përmirësim të këtyre raporteve.
Kreu i diplomacisë serbe ka zhvilluar takim edhe me Tzachi Hanegbi, këshilltar për siguri kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Edhe atij, Gjuriqi i ka folur për “situatën e rëndë në të cilën gjenden serbët në Kosovë”.