DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dukagjin Gorani për vrasjen e Arlinda Zekajt: A duam të bëhemi shoqëri bashkëkohore apo të vazhdojmë me traditat që na konvenojnë?

27 Tetor 2026
A A
Dukagjin Gorani për vrasjen e Arlinda Zekajt: A duam të bëhemi shoqëri bashkëkohore apo të vazhdojmë me traditat që na konvenojnë?
Share on Facebook

Analisti Dukagjin Gorani ka folur në emisionin “Forum” në DTV Media për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke ngritur çështjen e përgjegjësisë shoqërore dhe të përplasjes mes vlerave bashkëkohore dhe traditave që vazhdojnë të ndikojnë në shoqërinë tonë.

Gorani tha se shoqëria kosovare duhet ta shikojë veten në pasqyrë dhe t’i shtrojë vetes një pyetje thelbësore: a dëshiron të shndërrohet në një shoqëri bashkëkohore, ku institucionet garantojnë të drejtat e njeriut dhe jeta e secilit është e shenjtë dhe e paprekshme?

Ai vuri në pikëpyetje nëse shoqëria është e gatshme t’i respektojë këto parime në praktikë, apo do të vazhdojë të lëvizë mes normave bashkëkohore dhe traditave e zakoneve, duke i pranuar ato vetëm kur i konvenojnë.

Sipas Goranit, ky konflikt mes dy mënyrave të të menduarit nuk mund të zgjidhet pa një proces të thellë të ndryshimit të vlerave shoqërore.

Ai e emërtoi këtë proces si “asimilim vleror”, duke theksuar nevojën që vlerat e të drejtave të njeriut, respektimit të ligjit dhe paprekshmërisë së jetës të bëhen pjesë e mirëfilltë e shoqërisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 072)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com