DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dukagjin Gorani për vrasjen e Arlinda Zekajt: U vra një grua në Kosovë, por askush nuk ndihet fajtor!

27 Tetor 2026
A A
Dukagjin Gorani për vrasjen e Arlinda Zekajt: U vra një grua në Kosovë, por askush nuk ndihet fajtor!
Share on Facebook

Analisti politik Dukagjin Gorani ka reaguar ndaj rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, gjatë diskutimit në emisionin “Forum” në DTV Media, duke kritikuar mungesën e ndjenjës së përgjegjësisë në shoqërinë kosovare.

Gorani tha se, ndonëse në Pejë u vra një grua, shumëkush vazhdon të sillet sikur kjo tragjedi nuk ka të bëjë me të, duke shmangur përgjegjësinë personale dhe institucionale.

“Është vra një grua në Kosovë, në Pejë, mirëpo kërkush prej neve nuk ndihet fajtor”, ishte mesazhi i tij gjatë diskutimit.

Ai vuri në pikëpyetje qëndrimin e qytetarëve që mendojnë se nuk kanë përgjegjësi për atë që ndodh përreth tyre, por edhe të institucioneve që kanë për detyrë të mbrojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Sipas Goranit, përgjegjësia nuk mund të trajtohet vetëm si çështje individuale, por duhet të shihet edhe në raport me policinë, prokurorinë, udhëheqësit institucionalë dhe shoqërinë në tërësi.

Ai theksoi se një nga aspektet më shqetësuese të dhunës është se shoqëria mund të kontribuojë në krijimin e rrethanave ku ajo tolerohet, ndërsa më pas vazhdon jetën sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 072)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com