DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidentja Shiroka Pula merr urim nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar

28 Tetor 2026
A A
Shiroka-Pula uron Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për 54-vjetorin e themelimit: Referencë e dijes për shqiptarët e Kosovës
Share on Facebook

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një mesazh urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, me rastin e zgjedhjes së saj në detyrë.

Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III, së bashku me bashkëshorten, i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet e sinqerta, duke theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, të mbështetur në vlera të përbashkëta dhe të forcuar prej vitesh nëpërmjet partneritetit.

Mbreti rikujtoi vizitën e tij të parë në Kosovë në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten vizitoi një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të Presidentes Shiroka Pula në Prizren.

Në mesazh, ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova do të vazhdojnë të punojnë së bashku në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, në një kohë kur bota përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike.

Mbreti Charles III shprehu dëshirën që gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula të thellohen më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve, duke përcjellë urimet më të mira për Presidenten dhe popullin e Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 064)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com