DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e Arlinda Zekajt / Avokati i Jeton Sylajt tregon se çfarë ndodhi natën kritike

28 Tetor 2026
A A
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Share on Facebook

Në seancën ku gjykata i caktoi një muaj paraburgim Jeton Sylajt, i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, të ndjerës Arlinda Zekaj, mbrojtja e të pandehurit ka paraqitur versionin e vet lidhur me atë se çfarë ka ndodhur natën kritike.

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar të martën, më 27 tetor, masën e paraburgimit Jeton Sylajt, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas vendimit avokati mbrojtës, Gani Kelmendi, ka deklaruar se në natën kritike, Arlinda dhe ish- bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, kanë pasur një mosmarrëveshjeje banale rreth larjes së rrobave.

Avokati ka deklaruar para gjykatës se natën kur ndodhi ngjarja tragjike, i dyshuari i kishte kërkuar të ndjerës që të mos i largonte rrobat nga lavatriqja derisa të pastroheshin edhe rrobat e tij. Mirëpo, sipas pretendimit të mbrojtjes, e ndjera me këmbëngulje ia kishte nxjerrë dhe hudhur rrobat e tij.

Mbrojtja ka kundërshtuar propozimin e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, duke pretenduar se i pandehuri keqardhet për rastin e ndodhur, sipas tij “pa dëshirën e tij”, dhe se ai nuk ka përdorur dhunë fizike apo fjalët e pretenduara nga prokuroria.

Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, u paraqit para gjykatës pasi ndaj tij po zhvillohen procedura lidhur me këtë vepër penale, teksa ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, pak pasi kishte raportuar në Polici për dhunë në familje.

Gjatë seancës, Jeton Sylaj ka deklaruar se i vjen keq për atë që ka ndodhur dhe se është përpjekur ta parandalojë rastin tragjik. Ai ka përmendur gjithashtu se ka një fëmijë 12-vjeçar që, sipas tij, ka nevojë për kujdesin e tij.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 064)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com