DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Petrit Selimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Ka dështuar kjo Qeveri në çdo strategji

28 Tetor 2026
A A
Petrit Selimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Ka dështuar kjo Qeveri në çdo strategji
Share on Facebook

Ish-ambasadori i Kosovës, Petrit Selimi, në emisionin “Forum” në DTV Media, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke thënë se rasti e ka nxjerrë në pah dështimin e mekanizmave për mbrojtjen e grave.

“Ka dështuar kjo Qeveri në çdo strategji”, ka deklaruar Selimi, duke shtuar se gjatë kësaj kohe janë lënë në harresë shumë probleme që prekin shoqërinë e Kosovës.

Sipas tij, vrasja e Arlinda Zekajt ka zbuluar në mënyrë tragjike se gratë në Kosovë ende nuk mund të ndihen të sigurta se institucionet do t’i mbrojnë kur janë të rrezikuara.

Selimi ka vënë theksin te fakti se Qeveria është në pushtet prej rreth gjashtë vjetësh dhe se gjatë kësaj periudhe janë prezantuar strategji e janë dhënë premtime për parandalimin e vrasjeve të grave.

Megjithatë, sipas tij, rezultatet e këtyre politikave duhet të vlerësohen përballë rasteve tragjike që vazhdojnë të ndodhin.

Ai ka kritikuar zbatimin e masave të miratuara nga Qeveria, duke pretenduar se ato kanë dështuar në mënyrë tragjike në parandalimin e dhunës vdekjeprurëse ndaj grave.

“Parandalimi është zero”, ka qenë vlerësimi i Selimit për efektivitetin e masave, duke kërkuar vëmendje ndaj përgjegjësisë institucionale pas vrasjes në Pejë.

Deklaratat e ish-ambasadorit e rikthejnë në qendër të debatit publik pyetjen se sa efektive janë strategjitë shtetërore për mbrojtjen e grave dhe nëse institucionet po arrijnë të ndërhyjnë me kohë për të parandaluar tragjedi të tilla.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com