Një person është vetëdorëzuar në Polici pasi dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, të dyshuarit iu sekuestrua pistoleta me një fishek.
Policia bën të ditur se rasti kishte ndodhur më 30 shtator të këtij viti.
“Rr. Xhavit Mulaku, Vushtrri 30.09.2026 – 00:45. Lidhur me rastin është raportuar se me 28.10.2026 është vetë-dorëzuar në polici i kërkuari- dyshuari mashkull kosovar, nga i cili është konfiskuar arma pistoletë me një fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.
