DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Musliu: Kërkuam që shefi i Policisë të raportojë para deputetëve për rastin e Arlinda Zekajt, LVV doli kundër

29 Tetor 2026
A A
Musliu për VV-në: Veç PDK-ja ua lëkund themelet, nuk i frikësohet grekofilëve të llojit të Dejonës
Share on Facebook

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, duke folur për vrasjen e Arlindës, Musliu tha se ky rast është dëshmi e dështimit të sistemit për të mbrojtur jetën e grave.

Ajo i ka kërkuar llogaridhënie institucionale dhe tri veprime urgjente për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Musliu bëri të ditur se të martën kishte kërkuar që drejtori i Policisë të ftohej për raportim në Komisionin për Siguri lidhur me rastin, por, sipas saj, anëtarët e Vetëvendosjes kishin votuar kundër.

“Nëse nuk kërkojmë llogari kur një grua humb jetën, atëherë kur duhet ta kërkojmë?”, pyeti ajo, duke theksuar se raportimi shërben për transparencë dhe përgjegjësi, pa paragjykuar fajësinë e askujt.

Në emër të PDK-së, Musliu kërkoi rishikimin urgjent të rasteve me rrezik të lartë dhe koordinimin e menjëhershëm ndërmjet Policisë, Prokurorisë dhe shërbimeve sociale për identifikimin dhe mbrojtjen e grave të rrezikuara.

“Urdhri i mbrojtjes duhet të jetë siguri në praktikë, jo thjesht një dokument i vdekur në letër”, theksoi ajo.

Kërkesa tjetër e PDK-së, sipas Musliut, është specializimi dhe forcimi i llogaridhënies institucionale.

Ajo kërkoi krijimin e skuadrave të specializuara brenda Policisë për vlerësimin e rrezikut në rastet e dhunës në familje, si dhe shkarkim të menjëhershëm e ndjekje penale për çdo zyrtar shtetëror që neglizhon sinjalet e dhunës, përfshirë policët, prokurorët, gjyqtarët dhe punëtorët socialë.

“Neglizhenca përballë dhunës nuk është gabim procedure, është bashkëfajësi në krim”, u shpreh Musliu.

Në kuadër të kërkesës për reformë ligjore dhe buxhetore, deputetja kërkoi rishikimin e dënimeve për vrasjet me motive të ulëta gjinore dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për strehimoret.

“Një grua që largohet nga dhuna nuk duhet të detyrohet të zgjedhë ndërmjet sigurisë dhe mbijetesës ekonomike”, deklaroi ajo.

Musliu theksoi se këto kërkesa përbëjnë detyrime kushtetuese ndaj qytetarëve. Ajo njoftoi se PDK-ja do ta përsërisë kërkesën për raportim të drejtorit të Policisë dhe do të insistojë që çështja të ndiqet institucionalisht, me afate dhe rezultate të verifikueshme.

Deputetja kërkoi gjithashtu luftimin e paragjykimeve që relativizojnë dhunën dhe të mentaliteteve që ushqejnë ndjenjën e pronësisë mbi gruan, duke bërë thirrje për angazhim të përbashkët të burrave dhe grave kundër dhunës.

“Ndryshimi i vërtetë nuk matet me numrin e fjalimeve patetike që mbajmë në këtë foltore, as me inate partiake, por me jetët që arrijmë të mbrojmë në terren. Fjalët nuk shpëtojnë jetë, veprimet po”, përfundoi Musliu.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 064)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com