Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka komentuar kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, pas votimit të tij të mëparshëm në Kuvendin e Kosovës.
Duke folur në emisionin “Forum” në DTV Media, Gjini ka lënë të kuptohet se ky proces ngre pikëpyetje, ndonëse nuk ka dhënë më shumë detaje rreth asaj se çfarë mund të qëndrojë pas kthimit të ligjit në Kuvend.
“Për kthimin e ligjit në Kuvend unë nuk flas, por ka diçka aty”, është shprehur Gjini.
Ai ka shtuar se dyshimet e tij janë shtuar edhe nga fakti se ka persona që, sipas tij, e kuptojnë arsyen e kthimit të ligjit në Kuvend.
“Kur e kemi parë që ka njerëz që e kuptojnë pse është kthyer ligji në Kuvend, ka diçka aty, nuk është në rregull diçka”, ka deklaruar ai.
Gjini ka bërë të ditur se Aleanca ka qenë kundër kthimit të këtij ligji në Kuvend, duke ritheksuar qëndrimin e partisë së tij për këtë çështje.
Ligji për Dhomat e Specializuara pritet të rikthehet në shqyrtim dhe votim në Kuvendin e Kosovës.
