DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sveçla publikon dokumentin për pagesat e “Arkitektit të Kryeqytetit”: Komuna pagoi mbi 1 milion euro për dy muaj

30 Tetor 2026
A A
Sveçla publikon dokumentin për pagesat e “Arkitektit të Kryeqytetit”: Komuna pagoi mbi 1 milion euro për dy muaj
Share on Facebook

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka reaguar pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u paraqit në Prokurorinë Speciale, ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Sveçla ka publikuar në Facebook një dokument, përmes të cilit pretendon se Komuna e Prishtinës ka paguar mbi një milion euro për shërbimet e ofruara nga Zyra e Arkitektit të Kryeqytetit, vetëm gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit 2023.

Sipas tij, pagesat për këta dy muaj kanë arritur në 1 milion e 48 mijë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës për këtë projekt është 12 milionë euro.

Sveçla ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka denoncuar këtë projekt që nga fillimi.

“Plot 1 milion e 48 mijë euro i ka paguar Komuna e Prishtinës për shërbimet e ofruara nga Zyra e Arkitektit të Kryeqytetit, vetëm për dy muaj, tetor dhe nëntor të vitit 2023. Ndërkohë, kontrata e përgjithshme për këtë projekt kap vlerën prej 12 milionë eurosh”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka lidhur këto pagesa me intervistimin e Ramës nga Prokuroria Speciale.

“Tre vjet më vonë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është thirrur për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pikërisht lidhur me këtë projekt të cilin si Lëvizje VETËVENDOSJE! e kemi denoncuar qysh nga dita e parë”, ka deklaruar Sveçla.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com