DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Inspektorati mbyll shtatë biznese në veri, shqipton shtatë gjoba për shkelje ligjore

30 Tetor 2026
A A
Inspektorati mbyll shtatë biznese në veri, shqipton shtatë gjoba për shkelje ligjore
Share on Facebook

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka mbyllë shtatë biznese afariste në komunat veriore të vendit për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë. Pesë nga këto biznese ishin në Mitrovicë dhe dy në Komunën e Zveçanit.

Inspektorati tha se gjatë mbrëmjes së kaluar bashkë me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion të përbashkët inspektues me fokus në kontrollimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së operatorëve ekonomikë dhe respektimin e kushteve ligjore për ushtrimin e veprimtarisë afariste.

“Gjatë inspektimeve është konstatuar gjithashtu se njëri nga bizneset ushtronte veprimtari në mënyrë ilegale pa qenë i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK). Përveç mbylljes së bizneseve, ndaj operatorëve ekonomikë janë shqiptuar edhe 7 gjoba, si masa ndëshkuese për shkeljet e konstatuara”, tha Inspektorati në njoftim.

IQMT u zotua se kontrollet inspektuese “nuk do të ndalen dhe se ato do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës për të garantuar zbatimin e ligjit, formalizmin e veprimtarisë ekonomike dhe mbrojtjes së konsumatorëve”.

“Gjithashtu u bëhet thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë, që të sigurojnë përmbushjen e kushteve minimale teknike dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com