DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekajt: Ka dështim të shtetit

30 Tetor 2026
A A
Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekajt: Ka dështim të shtetit
Share on Facebook

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi sot se Kosova ka nevojë për një diskutim në nivel nacional për të vendosur barazinë gjinore, dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje si interes nacional.

Ai këto komente i bëri sot gjatë takimit në komisionin për të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe peticione, ku është diskutuar edhe mbi rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Qelaj tha se rasti i Arlinda Zekajt ka treguar se mund të ketë pasur dështime të shtetit në parandalimin e rasteve të tilla.

“Shihni rastin e fundit, ndërhyjnë familjarë që nuk kanë të drejta pronësore dhe vjen te një rast tragjik, natyrisht me dështimin e shtetit, nëse konstatohet që ka pasur dështime, e po shihet se mund të ketë pasur dështime. Një prej qëndrimeve të mia dhe rekomandimeve që e kam dhënë është se Kosova ka nevojë për një diskutim në nivel nacional për të vendosur barazinë gjinore, dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje si interes nacional dhe jo të diskutohet vetëm në nivel të rasteve të izoluara. Për këtë besoj jemi vonë, por më mirë të fillojmë tash. Rastin e fundit e kemi hapur për hetim. Ekzistojnë një numër i madh i mekanizmave ku adresohen, e keni parë se ku e ndjera është adresuar, është adresuar në polici, prokurori, Qendrën për Punë Sociale, te mbrojtësi i viktimave e te shumë mekanizma që duhet të reagojnë, duke e përfshirë këtu edhe nivelin lokal, pra edhe Komuna e Pejës është e përfshirë”, tha Qelaj.

Qelaj në këtë komision ndau edhe një rast shumë të ndjeshëm, i cili sipas tij, mund të përfundojë me pasoja fatale të një gruaje e cila kërkuar mbështetje institucionale, por që nuk i është ofruar ndihmë me arsyetimin se s’ka bazë ligjore.

“Unë sot dua ta ndaj me ju një shqetësim, kam menduar shumë ta diskutoj publikisht apo jo, sepse është rast shumë i ndjeshëm, por ne dje dhe javën e kaluar kemi pranuar një rast shumë të ndjeshëm nga një komunë e Kosovës, në lidhje me një viktimë të ndjeshëm, e cila ka kërkuar mbështetje prej komunës, nuk i është ofruar me arsyetimin se nuk ka bazë ligjore dhe ne e kemi pasur një paralajmërim prej saj se mund të ketë pasoja çfarë mund të jenë. Unë nuk e di sa keni interes ju si komision, unë më vonë mund të shpërndajë informata te ju”, tha Qelaj.

Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomiricë të Pejës. Vrasja e saj u dënua ashpër nga qytetarët dhe institucionet. Tash e sa ditë po mbahen protesta në qytete të ndryshme të vendit tonë. Në lidhje me rastin, sot ka dhënë dorëheqjen drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ndërsa dje janë suspenduar kryeprokurorja në Pejë Lumturie Vuçetaj, prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri dhe 11 zyrtarë policorë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com