DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestohet në Kosovë personi i kërkuar nga INTERPOL’i

30 Tetor 2026
A A
Arrestohet një person në Zveçan, dyshohet se sulmoi një të mitur
Share on Facebook

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar.

Në njoftim shtohet se, shtetasi kosovar D.A, kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar, i cili ishte lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje’’.

‘’ Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata e plotë:

Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Prishtinë, 30 tetor 2026

Policia e Kosovës, me njesitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera të policisë dhe institucionet tjera, me datën 30.10. 2026 rreth orës 16:30, ka bërë arrestimin e shtetasit kosovar D.A., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar. Urdhër arresti ishte lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje” vepër kjo e sanksionuar sipas kodit penal të Luksemburgut.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore. Policia e Kosovës, do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com