DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

31 Tetor 2026
A A
Tahiri: Prokuroria, Policia, Qendrat për Punë Sociale të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt
Share on Facebook

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për ngecjen e procesit të integrimit evropian, duke vlerësuar se deklaratat për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian nuk përputhen me vlerësimet e Komisionit Evropian për vendin.

Përmes një reagimi, Tahiri ka theksuar se aplikimi i Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat, i paraqitur gjatë mandatit të kësaj qeverie, nuk ka shënuar asnjë zhvillim dhe nuk pritet të ketë përparim.

Ai ka thënë se vlerësimet negative të përvitshme të Komisionit Evropian dëshmojnë mungesën e progresit në përmbushjen e kritereve për integrim evropian.

Postimi i plotë:

Po e degjoj në Këshillin Drejtues të VV-së, kryeministrin duke folur për integrimin e vendit në BE, hajgare!! Për këdo që ka njohuri minimale për procesin e integrimit evropian, nuk mund të ketë ndonjë hap përpara në asnjë proces, për aq kohë sa Raporti i Komisionit Evropian, nga viti në vit, e vlerëson negativisht progresin e vendit.

Kjo vlen edhe për aplikimin për statusin e vendit kandidat, të paraqitur nga kjo qeveri para BE-së, i cili jo vetëm që nuk ka marrë rrjedhë, por as që pritet të marrë.

Nëse vlerësimet e përvitshme të Komisionit Evropian do të ishin pozitive, heshtja e BE-së do të mund të interpretohej si kalkulim politik. Por, kur vlerësimi është katastrofal, kemi të bëjmë me një qëndrim të tërthortë refuzues ndaj kësaj objektive shtetërore.

Nuk mund të kërkosh anëtarësim në një klub, ndërkohë që çdo vit dështon të përmbushësh kriteret e tij. Kjo nuk është më thjesht ngecje e procesit, por është dështim i politikës shtetërore të integrimit. Në këto rrethana, integrimi evropian rrezikon të mbetet vetëm një slogan politik, ndërsa anëtarësimi në BE një objektiv i braktisur në praktikë.

Shkurt, me këtë qeveri, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com