DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti për Tiranën: Të ndërtohet demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit e që s’i përkulet oligarkisë – VV s’ka dorë në protesta

31 Tetor 2026
A A
Kurti për Tiranën: Të ndërtohet demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit e që s’i përkulet oligarkisë – VV s’ka dorë në protesta
Share on Facebook

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e LVV’së ka folur edhe për protestat që po zhvillohen në Shqipëri. Kurti ka thënë se këto zhvillime Kosova i përcjell me shqetësim e përgjegjësi.

“Shqipëria që nga maji ka qenë e përfshirë në protesta. Tash në tetor pati përplasje mes protestuesve e forcave të rendit. Shqipërinë e duam gjithmonë. Zhvillimet atje i përcjellim me shqetësim, kujdes e përgjegjësi, e gjithsesi me dashuri”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se progresi demokratik në Shqipëri është përgjegjësi historike dhe duhet dëshmuar që shqiptarët dinë të ndërtojnë drejtësi e demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit dhe nuk i përkulet oligarkisë.

“Përparimi demokratik atje është përgjegjësi historike kombëtare. Është e rëndësisë jetike që ne shqiptarët të dimë të ndërtojmë drejtësi e demokraci që i qëndron trysnisë së kaptializmit dhe qeverisje që nuk i përkulet oligarkisë”, ka shtuar tutje Kurti.

Ai ka folur edhe për zërat që kanë përmendur edhe LVV’në si pjesë të protestave në Shqipëri, duke thënë se tashmë partia e tij është forcë qeverisëse dhe jo protestuese.

“Unë kam parë me habi zëra të ndryshëm që janë përpjekur t’ia faturojnë VV-së këto protesta në Shqipëri. Por, ne jemi forcë qeverisëse e jo protestuese. Edhe kur kemi qenë forcë protestuese, protestave iu kemi dalë në ballë e s’kemi qëndruar anonim. Kemi ndenjur larg instrumentailizimeve”, ka thënë tutje Kurti.

“Ne jemi në krye të Qeverisë së Kosovës, dhe Kosova s’do të jetë kurrë rivale e motrës së saj. Ne gëzohemi për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së”, ka shtuar tutje Kurti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com