Para objektit të Qeverisë së Kosovës është mbajtur protestë, ku disa qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
Gjatë protestës janë ngritur shqetësime lidhur me qeverisjen e vendit, ndërsa një ndër kërkesat kryesore ka qenë edhe angazhimi më i madh institucional për çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
“Nuk mund të lejojmë që çështja e ish-krerëve në Hagë të trajtohet në heshtje e pa angazhim institucional”, është thënë gjatë protestës.
