DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bie në pranga njeriu i besuar i Vuçiqit, shefi i Policisë Kriminale në Serbi

1 Nëntor 2026
A A
Bie në pranga njeriu i besuar i Vuçiqit, shefi i Policisë Kriminale në Serbi
Share on Facebook

Marko Kriçak, shefi i Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi, është arrestuar të dielën në Beograd, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në pranga ka përfunduar edhe Boshko Sekuloviq, shefi i Shërbimit për Luftimin e Krimit.

Arrestimi i Kriçakut, i cili në publik është konsideruar si një prej policëve besnikë të pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, është bërë me urdhër të Prokurorisë së Lartë në Beograd.

Sipas raportimit të revistës serbe “Radar”, arrestimi ka ardhur pas një kallëzimi penal të paraqitur nga avokati i Veselin Miliqit, ndihmësdrejtor i Policisë së Serbisë. Në bazë të të njëjtit kallëzim është ndaluar edhe Sekuloviqi.

Rasti lidhet me hetimet për vrasjen e Aleksandar Neshoviqit, i njohur si Baja, në restorantin “27”, në lagjen Senjak të Beogradit, më 12 maj të këtij viti.

Kriçak kishte udhëhequr operacionin policor pas kësaj vrasjeje. Në fazën fillestare të hetimeve, për këtë rast ishte përfshirë edhe Veselin Miliqi, i cili në atë kohë ishte njëkohësisht ndihmësdrejtor i Policisë dhe shef i Policisë së Beogradit.

Revista serbe raporton se Kriçak dyshohet për falsifikim të provave dhe ushtrim të presionit ndaj dëshmitarëve dhe të dyshuarve, me qëllim që deklarimet e tyre t’i përshtateshin një versioni të ngjarjes të krijuar paraprakisht.

Katër persona të dyshuar në këtë rast kishin pretenduar se ishin rrahur nga policia gjatë marrjes në pyetje. Edhe pronari i arrestuar i restorantit “27”, në deklaratën e tij kishte thënë se Marko Kriçak ishte në mesin e policëve që e kishin goditur.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 057)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com