Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Sot, rreth orës 07:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Ata janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësiti Rajonal i Trafikut në Pejë”, tha Rugova.
