DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

U.d. e kryeprokurores kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët e Pejës, caktohet koordinatori për rastet e dhunës në familje

2 Nëntor 2026
A A
U.d. e kryeprokurores kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët e Pejës, caktohet koordinatori për rastet e dhunës në familje
Share on Facebook

Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur takime me prokurorët e shtetit dhe stafin administrativ të këtij institucioni, pas caktimit të saj në këtë pozitë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Në takimin me prokurorët, Disha-Haxhosaj ka kërkuar më shumë përkushtim dhe vigjilencë në ushtrimin e detyrave, veçanërisht gjatë kujdestarive, duke kërkuar që rastet të trajtohen me kohë dhe në mënyrë profesionale.

Në kuadër të ndryshimeve në organizimin e brendshëm, ajo ka caktuar prokurorin e shtetit, Ermal Demhasajn, koordinator të rasteve të dhunës në familje. Ky caktim është bërë për një periudhë të pacaktuar.

Disha-Haxhosaj ka zhvilluar takim edhe me stafin administrativ, nga i cili ka kërkuar angazhim më të madh, respektim të dispozitave ligjore dhe përmbushje profesionale të përgjegjësive, me qëllim të shmangies së lëshimeve dhe menaxhimit më efikas të proceseve administrative.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë, ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur prokurorët në ushtrimin e përgjegjësive të tyre.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 082)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (210)
  • Sport (489)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com