Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se projektbuxheti për vitin 2027 parasheh pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, si dhe rritjen e koeficientit të pagave.
Në një konferencë për media, Murati deklaroi se nga 1 korriku 2027, koeficienti i pagave për punonjësit që marrin paga nga buxheti i shtetit do të rritet nga 110 në 120.
“Nga data 1 korrik 2027, punonjësve që marrin paga nga sektori publik, koeficienti i pagave nga 110 u bëhet 120”, deklaroi Murati.
Këto masa janë pjesë e projektbuxhetit për vitin 2027, të cilin Qeveria e Kosovës e ka prezantuar me vlerë të përgjithshme prej 4.27 miliardë eurosh.
